Bileta aeroplani ( Avioni ) të lira, rezervime online

Çfarë është www.bileta-aeroplani.com?

Bileta-Aeroplani është një portal informativ , ku ju mund të gjeni informacione mbi destinacionet më të njohura shqiptare dhe të huaja . Kjo faqe është gjithashtu një vend ku ju mund të gjeni çmimet më konkuruese në treg të biletave ajrore , si dhe paketa të ndryshme udhëtimi.

Krahasoni biletat e avionit që ju ofrojnë të gjitha linjat ajrore për udhëtim me destinacion Shqipërinë (Tiranë) , Kosovë ( Prishtinë) , Maqedoni (Shkup) , Mal të Zi (Potgoricë) por dhe për destinacione të tjera në Europë.

Të gjithë ne duam të kursejmë para sa më shumë të jetë e mundur, dhe në këtë formë mund ti vëm në funksion për nevoja të tjera vetjake apo familjare. Pra , të gjithë kemi nevojë për bileta aeroplani të lira . Një disavantazh që prek shoqërinë shqipëtare ka të bëjë pikërisht me ekonominë në tërësi dhe me hapat e zhvillimit të saj, edhe pse pagat tona janë të ulta , çmimet vazhdojnë dhe janë jashtëzakonisht të larta , kjo gjë nuk jep mundësinë që ne të udhëtojmë shpesh me linjat ajërore. Për këtë arsye ju, mund të përdorni Bileta Aeroplani.com dhe të gjeni biletën e aeroplanit më të lirë!

Çfarë duhet të keni parasysh kur të prenotoni një biletë avioni onlinë në Internet!

Përpara se të vendosni të blini biletë aeroplani ose të dëshironi të rezervoni një paketë pushimesh , ju duhet të hidhni një sy tek informacionet që vijonë

 Mësoni të drejtat tuaja (për çdo kompani ajërore) para se të udhëtoni!

  • Pyesni për kushtet e transoprtit të bagazheve tuaja . Disa kompani ajrore të ofrojnë bileta aeroplani  jashtëzakonisht të lira në qoftë se ju nuk keni valixhe , por janë të pafavorshme në qoftë se ju keni bagazhe të rënda ( p.sh. Ryanair , Easyjet , etj ) .
  • Nëse ju nuk jeni të sigurt për datën e nisjes , pyesni nëse ju mund të ndryshoni datëm e nisjes ose të kthimit.Mos e lini pas dore veçanërisht nëse bëhet fjalë për një biletë ajërore me kosto shumë të ulët .
  • Lexoni me kujdes se cfarë shpenzimesh mbulon siguracioni shoqëror që kompania ajërore ofron.

Përse të ble (rezervoj) biletë aeroplani nga Interneti ?

Ndryshe nga agjensitë turistike që kanë një kosto plus për çdo biletë , rezervimet në internet janë më të lira pasi kjo kosto nuk përfshihet. Në internet dhe në faqen tonë ju mund të gjeni biletat më të lira në treg dhe të kombinoni udhëtimet tuaja me kompani të ndryshme. Në këtë formë përvecse parave  , do të kurseni dhe kohë! Pasi ju, nuk do tju nevojitet të shkoni në agjensi udhëtimi por mund ta bëni atë nga shtëpia  ndërmjet kompjuterit ose telefonit tuaj!